Pas një sëmundjeje të shkurtër vdiq Drejtori shumëvjeçar i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev. Ai ka lindur në vitin 1953 në Sofje. Ka mbaruar gazetari në Lvov, Ukrainë, dhe pedagogjikë në Akademinë ushtarake “G.S. Rakovski”. Ka qenë bursist i NATO-s në Bruksel. Në vitin 2016 ishte zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Agjencive informative, ndërsa në 2018 mori mandatin trevjeçar edhe si President i tij. Maksim Minçev ishte nismëtar i takimeve botërore të mediave bullgare, të cilat çdo vit mblidhnin gazetarë nga shumë vende. Ka punuar në gazeta, ka qene zëvendës kryeredaktor në BNR si dhe drejtues në Radion “Evropa e lirë”. “Një gazetar i afirmuar dhe i respektuar me përvojë të madhe profesionale dhe i udhëhequr gjithmonë nga standardet e profesionit”, shprehu ngushëllimet e tij në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..