Krijimi i librit “Vallja e Nestinarëve” fillon si një roman në realitet. Fillimisht në Radio “Sofja” , kurse pas kësaj dhe në eterin e programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare ku autorët tregojnë nga një kapitull nga përmbledhja. Për shkak të kësaj romani është realist. Veçoria tjetër është se është i krijuar jo prej një shkrimtari - por prej 12 , dhe këta janë kryesisht njerëz të rinj.
“Gjatë gjithë kohës punonim pa një plan paraprak sesi të zhvillohet tema kryesore dhe çdo një autor e llogariste vet sesi të zhvillojë historinë në kapitullin e vet, kështu që “Vallja e Nestinarëve” në fakt është fryt i një improvizimi - sqaron autorja e idesë për romanin Tanja Mirçeva.
Një vëmendje tërheq dhe tema e romanit, e cila është e lidhur me një nga traditat më interesante dhe origjinale bullgare – nestinarstvo (vallëzimi mbi prush).
“Vallja e nestinarëve” tregon për dy vajza, të cilat duke vallëzuar mbi fëngjet e prushit, këmbejnë vendet e tyre në kohë. Njëra kthehet në epokën e kryengritjes anti-bizantine të vëllezërve Asen dhe Petër nga viti 1185, që ka çuar deri në krijimin e Mbretërisë së Dytë Bullgare(1185 – 1396), kurse tjetra - bie në ditën tona. Në këtë mënyrë gjinia e fantazisë siguron lirinë e autorëve të përziejnë të kaluarën dhe të tanishmen dhe të kombinojnë motive të ndryshme, duke e pasuruar temën.
Por, ata të cilët nuk e pëlqejnë fantazinë, le të mos frikësohet të zgjasin dorën drejt librit. Në të ka dhe një histori romantike, dhe element kriminal, kurse Tanja Mirçeva është kategorike:
“Kjo është një histori për marrëdhëniet e përbashkëta njerëzore, e cila ve pyetjen nëse jemi kaq të ndryshëm nga paraardhësit tanë dhe çfarë na bashkon si njerëz dhe si popull”.
“Vallja e Nestinarëve” është romani i radhës, “i lindur” në eterin e Radios Kombëtare Bullgare. Që nga fillimi i iniciativës përpara më shumë se një dekade të tërë deri tani janë krijuar 36 radio-romane. Në krijimin e tyre kanë marrë pjesë shkrimtarë të njohur bullgarë dhe intelektualë si Bojan Biollçev, Palmi Rançev, Zdravka Evtimova, filozofi Nikollaj Vasilev dhe shumë të tjerë. Emill Janev, i cili është njëri nga baballarët e idesë, rikujton: Kaluam përmes pothuajse të gjitha gjinive –bëmë romane kriminale, të dashurisë, historike, fantastike dhe trillime shkencore, romane të parodisë...
Por, në thelbin e projektit qëndron ideja për improvizimin.
“Improvizimi, befasia, e papritura, shpejtësia e reagimit, sepse çdo gjë zhvillohej aty për aty në eter, në bisedë me drejtuesin e programit dhe shumë shpesh në këtë bisedë në mënyrë radikale ndryshonte qëllimi i autorit se çfarë pikërisht do që të tregojë”- kthehet ndaj fillimit Janev.
Ndërkohë “Vallja Nestinare” u botua dhe në libër dhe tanimë është në dispozicion të auditorit lexues.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e..
Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..