Megjithë vështirësitë bashkëpunimi ruso-bullgar në investimet po zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Këtë e tha Konstantin Artjushin përfaqësues tregtar i Rusisë në Bullgari.
Ai shtoi se në investimet nuk ka rënie ndryshe nga tregtia e jashtme. Atrjushin mori pjesë në një uebinar për investimet organizuar nga Dhoma Tregtare Industriale Bullgare dhe Dhoma Tregtare Industriale e Federatës Ruse.
Rusia renditet vazhdimisht e 7-ta përsa i përket investimeve biznes në Bullgari dhe është e krahasueshme me vende të tilla si Italia dhe Greqia. Investimet e përgjithshme ruse janë plotësisht të krahasueshme me to të liderit në procesin e investimeve në Bullgari – Holandës.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..