Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti përkrah veton e presidentit për transportimin e parregulluar

Foto: BGNES

Deputetët mbështetën veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në Kodin e transportit tregtar me anije të cilat plotësojnë Kodin Penal dhe Ligjin e transportit rrugor dhe inkriminojnë  transportin e parregulluar. Në motivet e tij  Radevi tregon se nga tekstet nuk bëhet e qartë se si do të bëhet dallimi midis të ashtuquajturit  udhëtimi i përbashkët dhe transportim i parregulluar  i udhëtarëve, i cili edhe tani  përbën shkelje administrative. Sipas tij, kështu krijohet një fushë tepër e gjerë  ​​për vlerësim nga ana e organeve ligjzbatuese. Tekstet parashikonin  ndëshkim për transportin publik të udhëtarëve pa leje, regjistrim ose licencë, nga 2 deri në 5 vjet burg dhe konfiskimin e automjetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD