Kufizimet për shkak të koronavirusit pengojnë planifikimin e hershëm të stinës dimërore. 600 000 bullgarë madhorë ose 11,5% po përgatiten të përdorin çdo lloj shërbimi turistik në Bullgari gjatë stinës dimërore. Në të njëjtën kohë në vitin 2019 ata kanë qenë 4 herë më shumë. Bullgarët që planifikojnë vendpushim dimëror jashtë shtetit janë 7 herë më pak kundrejt vitit të kaluar dhe janë vetëm dhjetëra mijëra, tregon një studim i “Gallup” dhe Bordit Kombëtar të Turizmit.
23% të tjerë ose 1,3 mln bullgare planifikojnë të pushojnë si mysafirë tek të afërm ose miq të tyre ose në shtëpi dha vila private. 59,5 % nuk planifikojnë asgjë për pushim gjatë dimrit. Shuma mesatare e planifikuar për pushim dimëror tani është 650 euro, ndërsa para një viti ishte 503 euro.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..