Modernizimi i transportit hekurudhor dhe ndërtimi i infrastrukturës dixhitale janë ndër qëllimet kryesore të shtyllës së tretë të Planit për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri pas krizës Covid, transmetoi BTA. Gjatë debateve online për mekanizmin “Bullgaria e lidhur” për rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e rajoneve të vendit Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov tha, se mjetet e planifikuara për këto veprimtari janë mbi 1,4 mlrd euro nga Fondi Evropian për Rimëkëmbje.
Projektet në Planin Kombëtar për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri duhet të zbatohen shpejtë - deri në vitin 2026 dhe 2/3 e parave duhet të kontraktohen gjatë 2 vjetëve të para, tha gjatë debateve Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..