“Rosatom” është gati të zgjerojë përbërjen e pjesëmarrësve në konsorciumin për ndërtimin e Centralit atomik “Belene”, njoftoi Zëvendësdrejtori i “Rosatom” Kirill Komarov. “Konsorciumi nuk përfshin të gjitha kompanitë ndërkombëtare që mund të marrin pjesë në këtë projekt”, sqaroi Komarovi, cituar nga BGNES.
Në qershor “Rosatom”, Framatome SAS dhe GE Steam Power nënshkruan memorandum për mirëkuptim reciprok për projektin për ndërtimin e Centralit atomik “Belene”, i cili parashikon bashkimin e përpjekjeve për pjesëmarrje në procedurën për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit elektrik atomik. Ky konsorcium hyri në short listën e 5 pretendentëve për realizimin e projektit të Centralit atomik “Belene”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..