Për vit të 25 të radhës “Postat bullgare” organizojnë konkursin “ Letra më e bukur drejtuar Babagjyshit të Krishtlindjeve”. Që korrespondenca që të jetë e vlefshme në zarf duhet të ketë pullë postare dhe marrësi të jetë “Babagjyshi i Krishtlindjeve”. Afati i fundit i konkursit është 12 dhjetor.
Me organizimin e konkursit të fëmijëve “Postat bullgare” dëshirojnë ti mësojnë fëmijët si bëhet korrespondenca dhe si adresohen letrat. Në konkurs mund të marrin pjesë të gjitha letrat e fëmijëve me vjersha dhe vizatime. “Duhet të besohet në dikë dhe në diçka. Ka letra, të cilat janë nga fëmijë të rritur. Na shkruajnë dhe të moshuarit, të cilët luten kryesisht për shëndet dhe për partner më jetë”, tha para programit “Horizont” të BNR Milena Tosheva nga “Postat bullgare”.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..