Ka një ulje të rezervimeve, por shpresat janë që në momentin e fundit do të ketë rritje, u bë e qartë pas takimit të Ministrit të Turizmit Marijana Nikollova me përfaqësues të degës në Velingrad. Punohet në nivelin e lartë diplomatik që të mos mbyllen kufijtë midis vendeve ballkanike, që janë tregjet kryesore për stinën e dimrit, transmetoi BTA.
Ruajta e standardeve të larta të higjienës dhe sigurisë është kryesorja për realizimin e stinës dimërore 2020/2021. Bullgaria duhet të ruajë vulën e gjelbër, të lëshuar nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit. Ajo garanton, se ajo është një destinacion i sigurt dhe respekton me rreptësi masat kundër epidemisë, ka nënvizuar Nikollova.
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..