Maqedonia e Veriut përkohësisht heq dorë nga investimi në Centralin Atomik Elektrik “Belene” dhe orientohet te centrali grek i gazit në Aleksandrupolis. Këtë e shpalli para një forumi energjetik në Shkup drejtori ekzekutiv i Shoqatës Aksionare “Elektrani” Vasko Kovaçevski, transmetoi BGNES.
Ai shpjegoi se centrali grek ka perspektiva më të mira për realizim. Kjo për arsye se tashmë disa herë kishte shtyrje për realizimin e projektit “Belene”. “Nuk ka asnjë perspektivë për fillimin e këtij termocentrali, kështu që ne jemi duke u përqendruar në projekte të tjera, veçanërisht në uzinën e kombinuar të gazit në zonën industriale në Aleksandrupolis, ku do të kemi 25 për qind të pronësisë," tha Kovaçevski.
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..