Nuk e kemi lejuar Bullgarinë të jetë në vendet e para në botë për nga vdekshmëria. "Që nga fillimi i epidemisë ne u bëjmë thirrje njerëzve për t’i ndjekur masat. Kjo është rezultat i mosrespektimit të tyre, nënvlerësimit të virusit dhe djegies së maskave përpara Këshillit të Ministrave. Mosbesimi i madh ndaj sistemit, i akumuluar gjatë viteve, çoi në këtë rezultat" – tha para televizionit bTV Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov.
Nuk kemi humbur asnjë ditë. Kisha takime me shtabet, organizimi u bë sipas mundësive në rajonet përkatëse. Problemi është mungesa e mjekëve. Sistemi ka nevojë për riparime serioze, por nuk ka konsensus publik dhe politik për këtë, shtoi Angelov.
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..