Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo vit mbi 1 000 000 gra bullgare i nënshtrohen dhunës

Foto: BGNES

Më 25 nëntor e gjithë bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. Data është e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së gjatë dhjetorit të vitit 1999. Atëherë Organizata Botërore u bën thirrje qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare të ndërmarrin veprimtari, të drejtuara ndaj rritjes së  ndërgjegjësimit të publikut për problemin.

Në Bullgari Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave shënohet me një sërë iniciativash  në vazhdim të 16 ditëve. Organizator është ekipi i Fondit Bullgar për Gratë. Ngjarja e parë ishte më 25 nëntor, kur u zhvillua online premiera e albumit të parë për nga lloji i vet “Këngët-hite të përjetshme të Bullgarisë”. Titujt e përfshirë në të janë të disa prej këngëve pop dhe rok më të dashura e të pëlqyera bullgare... Por në fakt muzikë nuk ka, titulli  është mashtrues dhe sigurisht që shkakton interes.

“Njëmbëdhjetë “këngët hite” tingëllojnë kështu siç i dëgjojnë milionë gra bullgare dhe siç nuk kanë tingëlluar në radio për shembull. Këto janë monologë të abuzuesve të grave-viktima të tyre. I interpretojnë aktorë, por fjalët janë autentike. Këto janë shprehi poshtërimi dhe talljeje me gratë, të cilat tregojnë  sesi dashuria nganjëherë degjeneron në agresion. Tekstet përshkruajnë fjalë për fjalë rastet e llojeve të ndryshme të dhunës. Mjerisht, në to është e mundur që çdo një të njohë të afërmit dhe të njohurit e vet” - tha Gergana Kuceva, përfaqësuese e Fondit Bullgar për Gratë. Në një ngjarje të posaçme në facebook-faqen e organizatës do të publikohen incizimet, të pranishme për një online dëgjim, kurse më pas do të lëshohet një pllakë vinil.

Misioni i këtij projekti është të rikujtojë statistikën e mjerë - në çdo dy javë është vrarë nga një grua, derisa dëgjon  ndonjë nga këto ose fjalë të tjera të ngjashme. Çdo vit mbi 1 000 000 gra bullgare nga të gjitha moshat janë objekt i dhunës. Çdo vit dhjetëra bullgare vriten nga bashkëshortët e tyre të tanishëm ose ish-bashkëshortë ose partnerë si dhe nga pandemia e quajtur dhunë mbi gratë.  

Nga Fondi Bullgar për Gratë duan të kthejnë vëmendjen e shoqërisë dhe ndaj një fakti tjetër shqetësues - rastet e dhunës ndaj grave shpesh minimizohen, kalohen në heshtje dhe madje tolerohen. Nëse është çështje e një mentaliteti, edukate ose mungese të zakonshme të ndjeshmërisë? Cilido qoftë të jetë shkaku, ai mbase mundet të evitohet me vullnet dhe me përpjekjet e ne të gjithëve.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe bgfundforwomen.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD