Rreth 300 000 vende pune janë të ruajtura që nga fillimi i vitit tek ne në sajë të masave dhe skemave, të lidhura si marrëveshje midis partnerëve social për periudhën mars-tetor sivjet. Pavarësisht nga kjo, 103 000 vende pune janë të humbura. Më fort të prekur nga kriza qenë dhe mbeten njerëzit, në rrezik të varfërisë dhe të përjashtimit social, dhe ata janë rreth 32% nga popullsia. Në bazë të këtij treguesi vendi ynë vazhdon të jetë prijës në klasifikimin negativ evropian. Të dhënat janë një pjesë nga një sondazh i Institutit për Studime Sociale dhe Sindikaliste të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, i cili bën vërejtje të veta (paralele të atyre të Institutit Kombëtar Statistikor) të çmimeve të konsumit dhe të shpenzimeve të jetesës për çdo një tremujor.
Më i madh është grupi i njerëzve tek ne - rreth 3 milionë, të cilët kanë të ardhura në diapazonin nga 365 leva /185 euro/ deri më 627leva /320 euro/ për një anëtarë të familjes në tremujorin e fundit. Kurse ata, të cilët jetojnë me të ardhura nën pragun e varfërisë - 363 leva /185 euro/, janë shtuar me 3% që nga fillimi i vitit. Bëhet fjalë për rreth 2 milionë bullgarë, të cilët mbeten me të ardhura në dhe nën pragun e varfërisë.
Një ngushtim më të fortë të rrogës sivjet vihet re në sektorët e hotelerisë dhe në restorantet - me 45%, ku janë humbur mbi 30 mijë vende pune që nga fillimi i pandemisë. Në sektorët kulturë, sport dhe dëfrime tkurrja e të ardhurave është rreth 30%. Me të njëjtën përqindje janë pakësuar dhe të ardhurat e punonjësve bujqësorë.
Sipas të dhënave të sindikatës, për një jetë normale të një familjeje katër anëtaresh - /dy të rritur dhe dy fëmijë/ në Bullgari janë të domosdoshme 2508 leva në muaj /1282 euro/. Këto para janë për plotësimin e shpenzimeve për ushqim, për mirëmbajtjen e banesës, për shëndetësi, arsim, transport, pushim e të tjera. Kjo do të thotë se, për mirëmbajtjen e një personi nga familja katër anëtarësh janë të domosdoshme 627 leva /320,5 euro/. Kështu mbi bazën e të dhënave të përmendura kryetari i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov bën këtë konkluzion:

“Rreth 68% nga familjet në Bullgari jetojnë me të ardhura totale për person, nën nivelin e jetesës - këto janë dy të tretat nga qytetarët bullgarë. Njëkohësisht grupi i njerëzve, të cilët jetojnë në varfëri rritet me 200 mijë veta kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar.
Një sondazh në vendet nga Bashkimi Evropian, i cituar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, tregon se kriza e Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e punës dhe të jetesës në të gjitha shtetet. Mbi 44% nga të gjithë evropianët punojnë nga shtëpia. Bullgaria është në fundin e klasifikimit në bazë të këtij treguesi, ku vetëm rreth 26% janë bullgarët të cilët punojnë në distancë. Sipas fjalëve të Pllamen Dimitrovit tanimë po vihen re dhe rreziqe të shumta për shkak të ngarkesës dhe të kushteve të punës në shtëpi. “Ka një tendencë drejt vetë eksploatimit dhe mbingarkesës, por gjithsesi kjo është një mënyrë për ruajtjen e vendeve të punës aty ku kjo është e mundur”- thotë lideri sindikalist.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..