Ishte shembur monumenti në bregun e Liqenit të Ohrit të Maqedonisë së Veriut, i vendosur në kujtim të 15 turistëve bullgarë të cilët vdiqën më 5 shtator 2009 pas fundosjes së anijes “Ilinden”, transmetoi BGNES.
Ishte asgjësuar “një pikë e stilizuar” me 15 trëndafila të gërshetuar prej metali në kujtim të incidentit tragjik.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu indinjatën e saj për përdhosjen e monumentit. "Një qëndrim i tillë ndaj kujtesës së turistëve të vdekur bullgarë është i papranueshëm," bëri të ditur MPJ-ja. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë Veriore gjithashtu dënoi ashpër aktin e vandalizmit.
Sot me urdhër të Bashkisë së Ohrit monumenti u rimëkëmb, bëri të ditur në profilin e vet në Facebook kryetari i Bashkisë së Ohrit Konstantin Georgievski.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..