Megjithëse konsujt e nderit nuk janë pjesë e stafit të administratës diplomatike, që përfaqëson interesat e një shteti në territorin e një shteti tjetër, roli i tyre në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është fare i pakët. Sipas Ligjit të Shërbimit Diplomatik, këta persona duhet të jenë qytetarë të vendit pritës, njerëz me një autoritet të lartë shoqëror ose biznes autoritet, me ndikim dhe të njohur në atdheun e tyre. Pikërisht një njeri, i cili ka dëshmuar biznes autoritetin e vet si dhe autoritetin e tij shoqëror, është konsulli i nderit i vendit tonë në Gjermani i zgjedhur në fillim të muajit nëntor nga qeveria bullgare - Daniel Gahr.
Bullgaria bëhet një pjesë e pandarë e jetës së gjermanit akoma gjatë vitit 1992, kur në Mainz njihet me bashkëshorten e tij të ardhshme - bashkatdhetarja jonë Ani Zhivkova. Udhëtimin e parë drejt Bullgarisë ai e ndërmerr 3 vjet më vonë, kurse që atëherë e deri më sot e viziton vendin tonë më të paktën nga njëherë çdo vit. Kjo i jep mundësi të vërejë nga afër ndryshimet, të cilat kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit tek ne.
U bëra dëshmitar sesi menjëherë pas aderimit të Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian zhvillimi i saj vazhdoi në drejtime të larmishme, por marrëdhëniet bullgaro-gjermane ruajtën rolin e vet të veçantë në aspektin ekonomik - tregon Daniel Gahr para Radio Bullgarisë. Gjermania po vazhdon të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Bullgarisë dhe nuk ka asgjë të çuditshme në këtë se numri i firmave të regjistruara gjermane në vend është mbi 5000. Në sferën e kulturës, turizmit dhe të këmbimit shkencor, po kështu janë formuar lidhje të ngushta midis të dyja shteteve. Si një konsull nderi do të vazhdoj të ndihmojë zhvillimin në këto sfera, sepse potenciali është mjaft i madh. Menjëherë pas evitimit të pandemisë nga Covid-19, do të rinovoj dhe do të thelloj bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe provincës Rheinland-Pfalz në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë.”
Provinca gjermane Rheinland-Pfalz është shtëpia e shumë koncerneve dhe kompanive kryesore industriale, të cilët krijojnë një prodhim me vlerë të shtuar të lartë në fushën e kimisë, farmacisë dhe inxhinierisë mekanike. Si një konsull nderi, Gahr angazhohet të ndihmojë për realizimin e partneriteteve të dobishme tregtare. Forcimi i këmbimit të krijuesve të talentuar po kështu do të jetë një pjesë nga prioritetet e konsullit tonë të nderit. Mbi 22 000 janë qytetarët bullgarë , të cilët jetojnë në territorin e provincës Rheinland-Pfalz. Gahr garanton se do të bëjë më të mirën, që të mund të ndihmojë secilin i cili e kërkon.
Daniel Gahr thekson si një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të veprimtarisë së tij mbështetjen për ruajtjen e vetëdijes bullgare midis të rinjve nga komuniteti bullgar në Gjermani. Në këtë nismë do të drejtojë përpjekje në ndihmën e veprimtarisë të shkollave bullgare të fundjavës /të ashtuquajturat shkolla të ditës së diel/ si dhe të komuniteteve të tjera të ndryshme të cilat kujdesen për ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës dhe të traditave bullgare. Pohon se momenti, në të cilin do të llogarisë se ka arritur më të mirën do të vijë atëherë kur Bullgaria do të fitojë njohjen të cilën e meriton në provincën Rheinland-Pfalz.
Konsulli i ri i nderit në Mainz do të ndihmojë veprimtarinë e konsullatës së përgjithshme të Bullgarisë në Frankfurt.
Jashtë detyrimeve të tij diplomatike, Daniel Gahr ua përkushton kohën e vet angazhimeve të ndryshme shoqërore. Mes tyre vë në dukje pjesëmarrjen e vet në bordet e dy fondacioneve, të lidhura me artin modern dhe investimet në shëndetin e fëmijëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..
Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..
Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..