Në një brifing sot Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski dhe kryeinspektori i shëndetësisë Angell Kunçev paraqitën Planin kombëtar të Bullgarisë për gatishmëri në rast pandemie, të miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Plani ka karakter të përgjithshëm dhe do të jetë i vlefshëm për të gjitha pandemitë e mundshme. Ai jep drejtimet kryesore për ndërprerjen e procesit epidemik, furnizimin me vaksina, funksionimin normal të shtetit, si dhe mesazhet, të cilat do t’i drejtohen popullsisë, tha Kunçev.
Ministri Angellov ripohoi se vaksinat për bullgarët janë të njëjtat, të cilat do t’i marrin edhe vendet e tjera anëtare të BE-së. Të gjithë shtetasit bullgarë do të vaksinohen falas dhe sipas dëshirës së tyre.
Deri në të enjten do të krijohet një Plan kombëtar i vaksinimit, i cili do të prezantohet në mbledhjen tjetër të qeverisë
Pritet që vaksinat e para të jenë në Bullgari në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit tjetër. Deri në fund të javës do të sigurohen 4 frigoriferë për furnizimin e parë të vaksinës së “Pfizer”. Koordinator i Planit kombëtar të vaksinimit u zgjodh drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Bullgar Krasimir Gigov.
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më..