Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.
Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..