Nedjallko Nedjallkov, i cili që prej kohe nuk është vetëm fyelltar tradicional,interpreton muzikë të stileve dhe zhanreve më të ndryshme-nga ekzekutimet e lashta popullore, përmes muzikës së Rilindjes, Barokut dhe Klasicizmit, deri tek xhazi dhe asaj që është krijuar gjatë shekullit të 21.
Përkushtimi i tij i jashtëzakonshëm ndaj muzikës tradicionale vjen nga mjedisi familjar. Ai ka lindur në qytetin Haskovo, kurse mësuesi i tij i parë është babai i tij. Më vonë Nedjallkoja përfundon me sukses e nderime Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore “Shiroka Llëka” dhe Akademinë e Muzikës, Vallëzimit dhe Arteve të Bukura “Prof. Asen Diamandiev” - në Plovdiv, ku është solist në Orkestrën Akademike. Gjatë viteve të tij si nxënës dhe si student ai fiton medalje të arta nga konkurset kombëtare, si dhe nga gara e ekzekutimit më të mirë në qytetin Stambollovo. Një përvojë shumë të vlefshme fiton në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore "Pazardzhik” dhe në Ansamblin Shop në Sofje, kurse që nga viti 1996 është anëtar i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
“Unë ndjek ndjenjën time të brendshme dhe bindjen, të cilat më çojnë drejt stileve dhe drejtimeve të ndryshme në muzikëdhe kështu e mishëroj në pamje të ndryshme - tregon muzikanti i njohur. I lë gjërat të ndjekin ecurinë e vet. Asnjëherë nuk nisem me ambicie, pres që zemra të më japë shenja dhe nënkuptime. Çdo gjë është fryt i një pune të madhe dhe të orëve të shumta të ekzekutimit. Muzikanti mësohet gjatë gjithë jetës. Nuk ka sesi - pa dije nuk je për gjëkundi. Vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm.Çdo një takim me muzikantë të rinj të pasuron dhe të çon nëpër shtigje të reja, drejt dritës, të cilën e zbulon për veten tënde. Kjo rastisi gjatë takimit tim me Zhordi Saval përpara 11 vjetëve. Ai luajti një rol të madh në zhvillimin tim si profesionalist dhe njeri. Zhordi ka njohuri të mëdha për muzikën, historinë, fetë. Ai flet lirshëm 5 gjuhë. Në sajë të punës sonë të përbashkët kam ekzekutuar në sallat e filarmonive të Berlinit, të Vjenës, të Luksemburgut, në Nju Jork - Linkëll Qendër, në Kinën Jugore, Makao, në Emiratet Arabe...
Kemi një projekt “Ciklet e jetës. Ballkani - gjak dhe mjaltë”.Këtë projekt do ta prezantojmë në Karnegi hol –mot.Për mua tingëllimi i mirë akustik dhe mënyra e qasjes së muzikës janë shumë të rëndësishme. Jo njëherë kam thënë se për mua fyelli është pajisja, përmes së cilës unë komunikoj me veten time dhe me universin”.
Nedjallko Nedjallkov është dhe kompozitor, ai bën dhe aranzhime të valleve tradicionale dhe të këngëve. Është edhe pedagog në seminaret verore për muzikë bullgare dhe ballkanike në Belgjikë, Greqi, Zvicër, Shtetet e Bashkuara dhe tek ne. Mjeshtëria e interpretimit e Nedjallko Nedjallkovit është e kurorëzuar me dekoratën “Muzikant i vitit ”për vitin 2018, kurse gjatë këtij viti u dekorua me shenjën e nderit “Penda e Artë”, dhënë nga një agjenci e njohur muzikore bullgare, për kontributin e tij në kulturën bullgare në lidhje me jubileun 50 vjeçar , të cilin ai e shënoi përpara ca kohe.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..