3138 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara për 24 orët e fundit.
Kjo përbën 37 për qind nga 8478 PCR testet e realizuara.
Më shumë janë sapo të infektuarit në kryeqytetit – 624, Plovdiv – 337, Varna – 266, Burgas – 242.
Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
U shëruan 2206, ndërsa 159 veta me infeksionin e konfirmuar të koronavirusit vdiqën.
Në spital mjekohen 6635 pacientë me Covid-19, prej tyre 523 në reparte intensive.
Sipas të dhënave zyrtare rastet aktive në Bullgari te momenti i tanishëm janë 92 360.
Ndërkohë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bënë thirrje për të vazhduar respektimin e masave preventive shëndetësore megjithëqë pritet që vaksinimi kundër koronavirusit të fillojë muajit e ardhshëm.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..