Viti 2020 i cili po përfundon nuk qe mjaft i mirë në një plan ekonomik, por për fat kriza e provokuar nga Covid-pandemia nuk arriti përpjesëtimet e krizës botërore financiare nga periudha e vetëve 2008-2009. Bankat nëpër botë por dhe tek ne hynë në të me një kapitalizim të mirë dhe pozicion të qëndrueshëm të likuiditetit, gjë e cila i dha mundësi sistemit të mund të dëshmohet si një sektor strategjik, i cili vazhdon të punojë me një shpejtësi madhe. Për shkak të pasojave ekonomike nga Covid-19 Banka Popullore Bullgare vuri moratorium për pagesat e kredisë me vlerë 9 miliardë leva. Kjo u dha një gllënjkë ajër klientëve, por çoi deri në uljen e fitimit të bankave - ndaj fillimit të tetorit ato kanë një rezultat pozitiv, por ai është me 45% më i ulët kundrejt vitit 2019.
Aty nga mezi i verës kreditimi u rivendos, normat e interesit mbetën të pandryshuara dhe interesi ndaj kredive të hipotekave u kthye në nivelet që përpara krizës. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, ndaj muajit tetor kreditë e tërhequra të konsumit dhe të strehimit janë shtuar me 7,1%. Me fjalë të tjera - prognozat për një rënie të ndjeshme të kërkesës për kredi për shkak të pandemisë nuk u realizuan. Sa u përket depozitave - aty nga fundi i muajit tetor këto të familjeve bullgare janë afro 58,87 miliardë leva, gjë e cila tregon një shtim të kursimeve me 8,6%, kundrejt vitit të kaluar. Pavarësisht nga nevojat, kompanitë po kështu u bënë mjaft më të kujdesshme në marrjen e borxheve të reja. Kjo shpjegon dhe prognozat e Bankës Popullore Bullgare për një rritje simbolike të kreditimit të firmave gjatë këtij viti.
Një përjashtim bën Banka Bullgare për Zhvillim.
Me shpalljen e masave të jashtëzakonshme gjatë muajit mars, Banka Bullgare për Zhvillim mori leje nga qeveria për krijimin e dy programeve anti-krize në përkrahje të personave fizikë, të penguar nga pandemia që të mund të punojnë, si dhe të tillë në përkrahje të biznesit.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë, krye ekonomisti i bankës së shtetit Ilija Longorski sqaroi se cilat janë qëllimet e tyre dhe përparimi rreth tyre deri në këtë moment.
Sipas tij përmes kredive të lëshuara u jepet një gllënjkë ajër si biznesit, ashtu dhe njerëzve, të ardhurat e të cilëve janë të prekura nga masat kundra epidemiologjike. Në bazë të këtyre programeve Banka Bullgare për Zhvillim garanton deri më 80% nga vlera e kredive, kurse bankat tregtare marrin vendim për lëshimin e tyre dhe një arritje deri tek klientët në të gjithë vendin.
136 milionë leva është vlera e mjeteve, të marra prej mbi 1000 kompanive, të cilat kanë kërkuar ndihmë mbi programin e dytë të bankës, i cili është i lidhur me biznesin. Mbi të partnerë të Bankës Bullgare për Zhvillim janë 8 banka tregtare në vend:
“Kompanitë të cilat i ndihmuam veprojnë në të gjitha sferat e ekonomisë. Me prioritet për ne qenë ato në sektorët të cilët janë më të prekur nga pandemia - tregtia, turizmi, transporti, si dhe kompanitë prodhuese. Morëm leje nga Këshilli i Ministrave dhe nga Komisioni Evropian të zgjerojmë përfshirjen e programit, kështu që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të mund të përfitojnë nga kreditë me vlerë deri më 1 milionë leva. Afati, në të cilin mund të aplikojnë për këtë ndihmë është zgjatur deri në fund të muajit qershor 2021. Në dispozicion të tyre do të jetë 60% nga programi.”
Zgjerimi lejon që dhe prodhues të mëdhenj dhe ndërmarrje, të cilat sigurojnë punësim për regjione të tëra, po kështu të marrin kredi, të garantuara nga banka me vlerë deri më 2 milionë leva. Të dhënat për programin e lidhur me personat fizikë tregojnë se mbi të janë siguruar kredi për 23 000 veta.
Cili është bilanci nga puna e Bankës Bullgare për Zhvillim mbi të dyja programet?
“Efekti sasior shprehet në likuiditetin për mbi 235 milionë leva, të lëshuara gjatë muajve të fundit - sqaron Ilija Llongorski. Efekti i përgjithshëm i masave të cilat i realizoi qeveria përmes Bankës Bullgare për Zhvillim, mund të ndiqet lehtë mbi dinamikën e punësimit dhe të papunësisë. Tek ne nuk ajo nuk u rrit shpejt, siç pritej gjatë periudhës së pranverës, gjë e cila flet se masat fiskale dhe ato të likuiditetit kanë treguar efektin e vet të mirë.”
Në lidhje me festën profesionale, të cilën bankierët e festojnë në ditën e Shën Nikollës,krye ekonomisti i Bankës Bullgare për Zhvillim u uroi të gjithëve më tepër shëndet dhe shprehu mirënjohje ndaj partnerëve nga bankat tregtare, me ndihmën e të cilëve banka shtetërore mundet të arrijë deri tek më shumë sipërmarrës, firma dhe persona fizikë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..