Në një ceremoni festive në Sofje, alpinisti Atanas Skatov mori çmimin “Mbajtës i pishtarit të nderit për paqe” nga organizatorët e stafetës ndërkombëtare të njohur botërisht “Vrapim i paqes” (Peace Run). Top alpinisti i Bullgarisë ua përkushtoi arritjet e veta kauzës për ruajtjen e mjedisit rrethues, për jetë në paqe dhe hermoni me natyrën dhe me vetveten.
Në një video dokumentare për Skatovin, organizatorët e stafetës prezantuan arritjet dhe filozofinë personale të bullgarit. Në ceremoni Atanasi tha se është i prekur nga njohja dhe nga ana e tij dhuroi librin e tij të fundit “Shtatë kampionët kontinental”- një botim të ditarëve të tij personal gjatë ngjitjes të 7 majave më të lartë të planetit.
Bullgari Atanas Skatov tashmë nisi për ekspeditë në malin Karakorum në kufirin midis Pakistanit dhe Indisë për të bërë provë të ngjitë majën e dytë për nga lartësia në planet (pas Everestit) – K2. Me 8611 metrat e tij mbi nivelin e detit, gjigandi i mbuluar me borë mbetet e vetmja majë 8 mijëshe që nuk është ngjitur gjatë dimrit. “E gjithë është në besim. Besoj se kemi shans për të ngjitur majën” tha alpinisti në një intervistë për BGNES.
Nuk ka gjëra të pamundura dhe të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre, tha përpara ca kohe alpinisti në një intervistë për Radio Bullgarinë. Akoma për sfidat dhe për rrugën e realizimit të ëndrrave, lexoni dhe dëgjoni në publikimin tonë: Alpinisti Atanas Skatov – për kthesat dhe vendimet në jetë.
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..