Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dobitë e vaksinimit kundër koronavirusit janë më shumë se sa rreziqet

Prof. Krasimir Gigov
Foto: Qendra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave

Edhe ata që kaluan koronavirusin është mirë të vaksinohen, rekomandoi para RKB profesor Krasimir Gigov, përgjegjës në Shtabin Kombëtar për vaksinimin kundër Covid-19.

“Rreziku tejkalon përfitimet nëse nuk do të bëjmë vaksinën. Sot ka metoda të cilët shumë më shpejtë mund të vlerësojnë efektivitetin dhe toksicitetin e një vaksine. Asnjë firmë nuk do të lejonte të lëshojë një produkt të rrezikshëm. Le të besojmë në shkencë”, tha Prof. Gigov.

Ai shpjegoi se 125 000 dozat e para do të jenë për ata që punojnë në sektorët kritikë. Pritet që ato të furnizohen në fund të dhjetorit ndërsa vaksinimi të fillojë në fillim të vitit 2021.

Mendohet që Bullgaria të vendosë si një detyrim që ardhësit nga jashtë të kenë vaksinë për të hyrë në vend, shtoi profesori.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

I bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së

Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadephul , raportoi..

botuar më 25-10-14 10.42.PD
Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

Bullgaria dhe Gjermania diskutuan për të ardhmen e sistemit “Mburoja Evropiane e Qiellit”

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është..

botuar më 25-10-14 9.49.PD

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD