Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillimi i sezonit dimëror në Pamporovo shtyhet deri më 21 dhjetor. Tani për tani!

Foto: pamporovo.me

Vendpushimi Pamporovo gëzon një klientelë relativisht modeste, pavarësisht nga bllokimi i pjesshëm dhe restorantet, spa qendrat, pishinat e mbyllura. Në këtë vendpushim të strukur në malin Rodopa nuk punojnë ski-pistat dhe teleferikët. Gjithsesi, disa nga hotelierët presin turistë për fundjavë, të tërhequr nga dëbora e parë. Këta janë kryesisht bullgarë, të cilët vijnë për të marrë një çik ajër të pastër dhe të shëtisin nëpër rrugicat e shtigjet e malit Rodopa. Kurse kureshtjet natyrore përreth ka sa të duash!

Një kontroll nga ana e Radio Bullgarisë  saktësoi se, vendpushimi ka një gatishmëri të plotë që të fillojë zyrtarisht  ski sezoni më 21 dhjetor, pas revokimit eventual  të urdhrit të ministrit të shëndetësisë, në lidhje me masat sa i përket shpërndarjes së Covid-19.  

Përpara ca kohe Marian Beljakov, drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Aksionare “Pamporovo”, deklaroi përpara mediave se pavarësisht nga humbjet e mëdha për shkak të epidemisë dhe masat kufizuese, gjatë muajve të fundit në vendpushim janë investuar para të konsiderueshme  për garantimin e parrezikshmërisë së miqve. “Një nga masat në këtë drejtim është përfshirja e një sistemi të posaçëm për blerjen përmes internetit të kartave për teleferikun” - deklaroi përpara reporterit tonë përfaqësues i degës së marketingut të vendpushimit.

Skiatorët  do të marrin karta të gatshme në internet të paguara paraprakisht përmes të ashtuquajturës pick-up pajisje, të vendosur afër ski-pistave. Në këtë mënyrë, nga menaxhimi i njërit prej vendpushimeve tona më të njohura të skive shpresojnë që të mund të pakësojnë radhët e zakonshme përpara arkave dhe grumbullimin e madh të njerëzve rreth teleferikëve  gjatë kësaj kohe të vitit.

Kryesisht bullgarë pritet që të pushojnë në hotelet vendase gjatë muajve të ardhshëm. Ka dhe rezervime nga jashtë, por për shkak të pasigurisë rreth pandemisë, nga departamenti i marketingut nuk dëshiruan të saktësojnë se nga cilat shtete do të presin turistë. Për festat hotelierët vendas propozojnë dhe ofrojnë zbritje të paketave.

Por, tani për tani sezoni është nën pikëpyetje dhe vetëm bora dhe peizazhet e bukura të malit Rodopa janë në gjendje të tërheqin në Pamporovo ata turistë të cilët dëshirojnë të pushojnë mes natyrës me dëborë.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pamporovo.me, BGNES, Millena Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD