Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarja Jana Borisova krijoi “romanin e hapur” - i pari dhe i vetmi i këtij lloji

Foto: Mirjana Svillenska

Veprat e Jana Borisovës vihen në skenë dhe lexohen në Belgjikë, Francë, Serbi, Rusi, Argjentinë, ShBA-në, Itali, Gjermani. Në vitin 2008 Ministria e Kulturës së Francës bashkë me Тheatre Odeon dhe Avignon Theatre Festival  e zgjodhën përfaqësuese të Bullgarisë në projektin “27 pjesa nga Evropa”. Tani Jana Borisova provokon me romanin e parë të hapur për nga lloji – “Nata e mrekullueshme e verës”.

Në nismën e re të krijueses aktori dhe muzikant i njohur Stefan Vëlldobrev është autor i partiturave të botuara në libër, ndërsa njeri prej skenografëve dhe piktor të talentuar Nikolla Toromanov krijon ilustrimet të cilat kanë për t’u shtypur në një tirazh special. Muzika e Vëlldobrevit gjithashtu do të ketë prezantimin me vete në një koncert para publikut.

“Një pjesë prej muzikës në libër incizohet si një dhuratë për Krishtlindjet – tregon Jana Borisova para Radio Bullgarisë. – Të shumta janë idetë e një shkrimtari. Unë jam kinoskenariste, dramaturge, shkrimtare, kështu që në çdo prej këtyre drejtimeve mund të lindë ndonjë ide. Idetë e mia më të guximshme kanë të bëjnë me ekranizimin e romanit.”

Në një intervistë për Radio Bullgarinë Stefan Vëlldobrev tha se në momentin e parë kur mori propozimin e Jana Borisovës të krijojë muzikë për romanin u çudit.

“U habita në çastin e parë se ajo dëshiron që të shkruaj partitura për romanin e saj. Mirëpo, kur lexova romanin shikoja se personazhi kryesor është kompozitor në krizë krijuese i cili pret që të vijë muza. Detyra ime ishte që të krijoj atë të cilën ai e kompozon pasi kapërcen krizën të frymëzuar nga heroina kryesore. Për herë të parë melodi shtypet në një vepër letrare dhe unë jam i lumtur se marr pjesë në këtë nismë”, tregon Stefan Vëlldobrev.

Duke iu përgjigjur pyetjes sesi i shpjegon vetes karakterin e bullgarit, autorja e librit “Nata e mrekullueshme e verës” Jana Borisova thotë, se si në pjesët ashtu edhe në roman nuk saktëson kombësinë e heronjve të vet. Pse ajo e vendosi këtë?

“Përveç se jam bullgare dhe evropiane, unë jam qytetare e botës. Prandaj për mua kurrë nuk ka qenë interesante të bëjë portrete të bullgarëve ose të përpiqem ta shpjegojë. Personazhet e mi janë me kombësi të pacaktuar, por janë njerëz si unë. Në libër shkruaj për krijues, për artisë. Krijuesit dhe njerëzit që merren me art janë jashtëzakonisht të domosdoshëm. Ne duhet t'i mbrojmë ata, të kujdesemi për ta dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur që ata të vazhdojnë të punojnë. Sepse pa ta çdo shtet do të dukej si diçka shumë e shëmtuar.”

Cili është çelësi që një dramaturg dhe një shkrimtar nga Bullgaria të arrijë sukses jashtë kufirit?

“Nëse do ta kisha çelësin, mund ta shisja si know-how - përgjigjet Jana Borisova. - Ka disa gjëra që funksionojnë për mua, por nuk jam e sigurt nëse kjo është një recetë e përgjithshme për sukses. Gjëja më e rëndësishme është që shkrimi të jetë një domosdoshmëri e brendshme personale, jo diçka e detyrueshme. Nuk duhet të mbulohen normative. Krijimtaria duhet të ecën në kombinim me talentin dhe durimin - durim për tu vërejtur, për t'i kushtuar vëmendje të gjithëve që kanë pyetje për ju, për të vazhduar të shkruash dhe të punosh. A nuk e di nëse ka ndonjë recetë tjetër. Dhe nuk e kam menduar të them të drejtën.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Daniell Dimitrov, Mirjana Svillenska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë gjatë qershorit Veliko Tërnovo jeton në kohën midis shekujve XII dhe XIV

Për të dhjetin vit radhazi, festivali "Përditshmëria e Tërnovgradit Mesjetar" do të mbledhë nga 6 deri më 8 qershor pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës, për të rikrijuar ngjarjet historike dhe jetën e përditshme të qytetit ashtu siç kanë qenë..

botuar më 25-06-05 7.00.MD

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..

botuar më 25-05-25 6.55.PD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD