“Aplikacioni është si GPS. Vihet në punë, kur je në afërsi deri tek objekti dhe të tregon për të”, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare autori i idesë Svetllozar Zahariev.
“Deri në këtë moment aplikacioni është i përpunuar për vizita virtuale në katër qytete të Bullgarisë dhe pritet të nisë në fillim të vitit të ri në qytetin Varna. “Ideja është që turistët, të cilët kanë ardhur në det, të kuptojnë se çfarë objektesh turistike ka në afërsi.
Në Varna kemi zgjedhur 50 objekte, të organizuara në tre itinerare. Mes tyre janë Kopshti Detar, Muzeu Ushtarako Detar, Observatori, banjat romake, banja e vjetër turke, Muzeu Arkeologjik”, sqaroi Zahariev.
Parashikohet që fillimisht aplikacioni mobil Bulgaria easy të jetë në gjuhët bullgarisht, anglisht dhe rusisht dhe të përfshijë 200 objekte turistike.
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..