Në konferencën e dhjetë kombëtare të zhvilluar online Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, rizgjodhi sot liderin e vet Mustafa Karadajë. Forumi u hap nga ish-deputeti Junal Ljutfi, i cili nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme DPS duhet të paraqitet sa më mirë, që t’i kundërvihet “qeverisjes së tanishme të paaftë”. Mustafa Karadajë gjithashtu kritikoi udhëheqjen e vendit dhe shprehu shqetësimet e DPS-së për gjendjen e vendit.
Në konferencë u lexua përshëndetja e kryetarit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, në të cilën ai bëri thirrje që përpjekjet të përqendrohen tek përballimi i katastrofës humanitare rreth pandemisë.
Përshëndetjе ndaj delegatëve dërgoi edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan: "Turqia do të vazhdojë të jetë pranë jush në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe lidhjeve aleate me Bullgarinë," tha Presidenti turk.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..