Në ndeshjen për titullin botëror të boksit në kategorinë e rëndë për profesionistë në sallën e Londrës “Wembley Arena” boksieri bullgar 39 vjeçar Kubrat Pulev humbi betejën kundër britanikut Anthony Joshua.
Në raundin e tretë Pulev arriti të rimëkëmbet pas goditjeve dhe dy nokdaunëve. Pas kësaj kishte dy raunde, kryesisht në klinç. Në raundin e tetë Pulev e goditi fortë Joshua në fytyrë me dorën e djathtë. Pasuan tre uppercuts radhazi nga ana e britanikut kundër boksierit bullgar dhe nokdaun i Pulevit në raundin e nëntë.
Pas ndeshjes bullgari njoftoi se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe kjo ka ndikuar mbi përgatitjen e tij për ndeshjen. Ai i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe besimin në fitoren e tij.
Kubrat Pulev është kampion evropian i boksit për profesionistë në kategorinë super të rëndë (2012) dhe kampion evropian i boksit tek të rinjtë (2009). Nga 30 ndeshje të luajtura ka 28 fitore dhe 2 humbje nga Vladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.
Tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Kubrat Pulevit. Ka shumë pak të ngjarë që bullgari të ketë shans të ri për titullin botëror në kategorinë e rëndë, sepse periudha që të bëhesh pretendues zyrtar për titullin zgjat të paktën 2 deri në 3 vjet.Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev,..