Shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike ÇEZ zbuloi vjedhjen më të madhe të energjisë elektrike në historinë e vet, njoftoi ÇEZ.
Për shkak të anomalive të konstatuara të konsumit të energjisë elektrike në rajonin e fshatit Herakovo të rrethit të Sofjes ekipe të shoqërisë dhe të policisë zbuluan në një godinë bujqësore të fshatit një fermë ilegale për kripto-valutë. Në ndërtesë ka pasur makina të instaluara, të cilat kanë shërbyer mbi 1000 konfigurime kompjuterike, të përdorura për mining-un e kriptovalutës.
Sipas llogaritjeve të para të shoqërisë vjedhja e energjisë elektrike është e barabartë përafërsisht me konsumin mujor të 4250 familjeve.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..