Nga ku të huajit mund të marrin informacion aktual për Covid-19 në Bullgari?
1. Informacion aktual për përhapjen e infeksionit të koronavirusit në territorin e Bullgarisë ka në sajtin shumëgjuhësh të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ - Radio Bullgaria, në dhjetë gjuhë – bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, turqisht, greqisht dhe shqip. Materialet kushtuar temës janë mbledhur në banerin “COVID-19”
2. Në të gjitha pikëkalimet kufitare do të ketë broshura në gjuhë të huaja me informacion për Covid-19.
Broshurat do të jenë në 9 gjuhë dhe do të përhapen në të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët që vijnë në vend.
Mysafirët do të informohen se si destinacion Bullgaria ka vulë për siguri dhe higjienë Safe Travels Stamp nga Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm. Botimi do të jetë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, rumanisht, serbisht, greqisht, turqish dhe bullgarisht. Në të do të shënohen se çfarë masash të reja të ndërmarrin turistët në rast simptomash eventuale.

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës do të zhyteni në dramën e vallëzimit “Nestinarka” të Marin Goleminovit. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për muzeun kushtuar heroit të njohur letrar Xha Gano në fshatin Enina. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Rosni mi rosni, Rosice” në interpretim të grupit JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme!..