Që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.
Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.
Përveç qytetarëve të BE-së, ndalimi nuk prek shtetasit e Hapësirës së Shengenit, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnja dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Bjellorusisë dhe Turqisë.
Masat nuk zbatohen për disa nëpunës të veçantë - specialistë mjekësorë dhe punonjës shkencorë, punonjës socialë dhe menaxherët e tyre, furnitorë të ilaçeve, zyrtarë, etj.
Qytetarët e vendeve për të cilat lejohet hyrja, por me pikënisje të udhëtimit nga një vend në Listën e Ndaluar, duhet të paraqesin një test negativ PCR. Përjashtim lejohet për udhëtarët transit.

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vetmia” nga Kamelia Todorova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 13:06 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 13 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës do të dëgjoni këngën "E pafajshme" në interpretim të Papi Hans. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.42 - Lajmet..
Të nderuar miq, në edicionin e sotëm të programit tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju takojmë me gazetaren e njohur bullgare në Armeni Cvetana Paskaleva. Pas kësaj do t’ju takojmë me një..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një projekt nga Miro dhe ALMA i cili..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Secili prej nesh" nga Grafa dhe Robi Ju..