“Do të insistoj që masat kundërepidemike të mbeten mjaftë të forta për të garantuar uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor, kontrollin efektiv mbi infeksionin dhe bullgarë të shëndetshëm.” Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing në kryeqytet.
Ai kontrolloi në vend organizimin e punës së kabinetit të parë të specializuar të jashtëm për imunizimin kundër Covid-19.
Ministri tha, se dikasteri i tij do të kontribuojë që qytetarët të disponojnë tërë informacionin për vaksinat. Në një takim me ministrin mjekët e përgjithshëm ngulën këmbë që të dhënat për vaksinimin e shtetasve të regjistrohen në një sistem të përbashkët të informacionit.
Bashkimi i Mjekëve Bullgarë në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov zhvilluar sot gjithashtu insistoi për vazhdimin e masave më të rrepta kundërepidemike.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..