Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 14 ditët e fundit evidentohet ulja e pandemisë me 4.8 për qind

Angell Kunçev
Foto: arkiv

Nëse masat kundër epidemisë hiqen, spitalet do të mbushen në mënyrë dramatike në mes të janarit. Këtë e tha Kryeinspektori Shëndetësor Angell Kunçev para webinarit "Imunizimet masive - çelësi për kapërcimin e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme infektive", transmetoi BTA.

Bullgaria prapë është në vendin e parë për nga vdekshmëria nga Covid-19 në Evropë, theksoi Kunçev. Ne kemi filizat e parë të mbajtjes dhe një rënie të lehtë të sëmundshmërisë, të cilat mund t'i harxhojmë shpejt nëse nuk marrim vendimet e duhura. Në 14 ditët e fundit në vend ka një rënie prej 4.8% të infeksionit. Nëse treguesit e testeve të antigjenit barazohen me rezultatet e testeve PCR, të dhënat do të tregojnë rritje të sëmundshmërisë, shtoi Kunçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 nëntorin

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..

botuar më 25-11-12 7.40.MD
Georg Georgiev

Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së

Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..

botuar më 25-11-12 6.38.MD
 Pavell Popov

Blagomir Kocev do të jetë kryetar i bashkisë së Varnës nga qelia e paraburgimit

“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..

botuar më 25-11-12 4.03.MD