Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve

Foto: BGNES

Orët e para të Vitit të Ri në Bullgari fillojnë me traditën “survakane” – një xhiro rituale nëpër shtëpitë nga një grup fëmijësh ose burrash të pamartuar - beqarë, të cilët trokasin me një shkop të zbukuruar apostafat për rastin, të quajtur “survaçka”, anëtarët e familjes, kafshët, ndërtesat dhe thonë urime nga më të mirat për shëndet, lumturi dhe begati.

Në rajonet e ndryshme të vendit zbukurimi dhe besimet për survaçkën /thupra të zbukuruara thane/ dallohen, por mbase disa nga më interesantet janë në krahinën e Burgasit, në Bullgarinë Juglindore. Sipas përfytyrimeve popullore aty, pemët ndahen në pemë të mira dhe të këqija. Mes pemëve të këqija është dhe thana, sepse njerëzit e kanë lidhur me Djallin. Por, krahas me këtë forca dhe qëndrueshmëria e këtij druri e kanë kthyer në një simbol të shëndetit dhe të jetës së gjatë. Dhe pikërisht prej një dege të freskët, të sapo këputur nga kjo pemë sot punohet dhe formohet survaçka.

“Për nga forma e vet ajo mund të jetë shkop ose degë. Survaçka-shkop në pjesën e saj të sipërme ndahet ose zbukurohet me një spirale në formë gjarpri. Kurse kur survaçka është degë, nga degëzimet e tjera të kundërta formohen 1,2 ose 3 rrethe, sepse rrethi është simbol i unitetit, kurse hapësira brenda në të është e mbrojtur”-sqaron Pllamena Kirova, kryekujdestare në repartin “Etnografi” në Muzeun Historik Regjional në qytetin Burgas.

Imazhi i përgjithshëm i survaçkës është lidhur me Pemën Botërore. Kurora simbolizon botën qiellore, trungu-tokën, jetën tonë, kurse rrënjët  -botën e poshtme, nëntokësore ose të padukshme, e cila zakonisht është e banuar nga demonë të këqij.

Sipas besimeve popullore, survaçka ka veti prodhuese. Afërsia njerëzve, kafshëve dhe çdo gjëje tjetër të gjallë me të është mbi parimin e magjisë dhe të shkopit magjik. Kur të bien me shkop supit, të ashtuquajturat “survakarë” thonë thënie dhe urime për shëndet, begati dhe pasuri, të cilat barazohen me uratat.


“Survaçkat e para nuk janë zbukuruar. Vetëm në njërin fund shkopi prej thane është qëruar, që të mund t’i përngjajë një luleje të çelur - vazhdon tregimin e vet Pllamena Kirova. Por, pas kësaj fillojnë t+i zbukurojnë me fije shumëngjyrëshe prej leshi, me fjongo, me gjerdanë prej kokoshkave dhe frutave të thata, prej kokrrave të fasules, me speca të thata, vihen dhe kulaçe të vogla të rrumbullakëta me vrimë në mes, shumë shpesh vihet dhe një monedhë e “artë” ose e “argjendtë”. I gjithë ky zbukurim pasqyron jetesën themelore në rajonin e veçantë”.

Në krahinën e Stranxhës ekzistojnë dhe rekomandime për këtë se çfarë është e drejtë të bëhet me survaçkën pasi të përfundojë rituali:

“Pasi kryen rolin e vet të ritit, i cili është të rivendosë rregullin dhe rendin, survaçka nuk ruhet, por dhe nuk hidhet kot - saktëson Pllamena Kirova. Shkatërrimi i saj pas festës bëhet në bazë të një rendi magjik, me të cilin përsëri stimulohen rritja, shëndeti dhe begatia. Pasi të shkojnë nëpër të gjitha shtëpitë, fëmijët i hedhin survaçkat mbi çatinë e ndonjë peme të madhe ose në lum, që të mos i shkelin me këmbë. Vet për nga vetja e vet survaçka nuk ka cilësi dhe veti magjike, ajo i fiton në duart e survakarëve. Pikërisht atëherë ajo bëhet magjike. Prandaj është me një rëndësi të madhe dhe survakarët të jenë plot shëndet, të kenë një zemër të pastër dhe mendime të pastra. “

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: burgasmuseums.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallet bullgare e ndezën atmosferën në Durrës në "Mbrëmjen e Kulturës së Bullgarisë"

Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..

botuar më 25-08-11 4.52.MD
Foto: Muzeu Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (arkiv)

Tre ditë, gjashtë skena dhe mbi 7000 pjesëmarrës – Koprivshtica bashkon amatorët më të mirë nga Bullgaria

Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..

botuar më 25-08-07 7.45.MD

Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare

Dashuria për folklorin bullgar bashkon turistë nga tre kontinente në një tur kulturor të rajonit të Silistrës. Një nga ndalesat për mysafirët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të tërhequr nga magjia e traditës bullgare, është fshati Profesor..

botuar më 25-08-06 3.52.MD