Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2 për qind e biznesit jep vlerësim pozitiv për klimën biznes gjatë vitit 2020

Foto: arkiv

2020 është viti më negativ për biznesin në dhjetë vitet e fundit. Këtë e tregon një sondazh në internet i Dhomës Bullgare të Tregtisë i bërë në periudhën 10 nëntor - 10 dhjetor në 810 ndërmarrje mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha në vend nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Vetëm 2 për qind nga të anketuarit japin vlerësim pozitiv të klimës së biznesit.

Një pjesë e vogël e ndërmarrjeve kanë përfituar nga masat antikrize në mbështetje të biznesit, tregon sondazhi. Masa “60/40" është më popullaritet më të madh dhe 28 për qind kanë përfituar prej saj. 40 për qind e atyre që përfituan nga masat antikrize ankohen për procesin e ngadaltë, 35 për qind - nga burokracia dhe dokumentacioni i rëndë. 11 për qind nuk ​​hasën pengesa në marrjen e ndihmës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD