Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër itinerare rreth liqenit Atanasovsko presin vizitorët e vet

Foto: gotoburgas.com

Liqeni Atanasovsko në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi është i përshtatshëm për shëtitje dhe turne në këmbë dhe çiklizëm në të gjitha stinët. Përpara ca kohe fondacioni bullgar  “Larmi biologjike” paraqiti 4 itinerare për një vizitë më vete, të cilat tanimë janë ngjitur në  Googlemaps . Në këtë mënyrë çdo një mund të njihet dhe të përdorë përshkrimin e hollësishëm, hartën e detajuar dhe madje me rreziqet e shënuara në rrugë.

 Liqeni Atanasovsko gjendet shumë afër qytetit Burgas. Më shumë se 300 specie zogjsh bëjnë fole në të. Shumë prej tyre janë të rrezikuar nga zhdukja në një përpjesëtim botëror. Liqeni është i lidhur me Detin e Zi përmes kanaleve të shumta, për shkak të së cilës uji i tij është i kripur.  

Të katër itineraret turistike për vizita individuale dhe në grupe të liqenit Atanasovsko japin mundësi të mund të njihet e gjithë pasuria e zonës së mbrojtur, të zhvillohen sporte, si dhe të mund të afroheni pranë natyrës së egër në kuadrin e qytetit Burgas. Shikoni koordinatat e itinerareve këtu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria u prezantua në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi

Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..

botuar më 25-02-24 5.16.MD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD

Të rinjtë bullgarë do të eksplorojnë Evropën përmes një udhëtimi falas me tren

558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...

botuar më 25-02-23 8.30.PD