Premiera e parë online në historinë 101 vjeçare të Teatrit Dramatik të Kukullave “Ivan Radoev” në qytetin Pleven është shikuar prej mbi 4 mijë spektatorëve nga kontinentet e ndryshme në faqen e teatrit në Internet. Bëhet fjalë për shfaqjen e Javor Gërdevit “Të poshtëruarit. Bjellorusi” nga Andrej Kurejçik, që u transmetua më 14 dhjetor.
Kjo është bërë e mundur në sajë të titrave në gjuhën angleze. Shfaqja është e para për nga lloji i vet tek ne, me një regji të posaçme për transmetim në Internet-hapësirën. Shfaqja është luajtur dhe e incizuar gjatë një izolimi të plotë individual të artistëve, pa asnjë takim të drejtpërdrejtë ndërmjet tyre në sallën e provave, në skenë ose përpara kamerës.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..