Çmimet e këngëtarit të madh bullgar të estradës Emill Dimitrov do të tregohen në qytetin e tij të lindjes Pleven më 23 dhjetor, kur mbushen 80 vjet nga lindja e tij. Gjatë vitit 1960 Emilli debuton si këngëtar me këngën e kompozuar nga ai “Arlekino”, duke shoqëruar me fizarmonikë. Kjo e vë fillimin e karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si një këngëtar i estradës, muzikant dhe kompozitor. Një nga këngët më të njohura “Vendi im, Bullgaria ime” është një ndër këngët më të dashura e të preferuara bullgare. Pavarësisht se gjatë asaj kohe Bullgaria është përtej perdes së hekurt Emill Dimitrovi zhvillon turne në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Këngëtari bullgar korr suksese të mëdha në Bashkimin Sovjetik, por dhe në Francë. Aty ai njihet me Charles Aznavour dhe Dalida, kurse kënga “Vendi im, Bullgaria ime” është incizuar në frëngjisht, gjermanisht, italisht, dhe spanjisht dhe është e njohur me titullin “Monika”. Emill Dimitrovi vdiq në vitin 2005, duke na lënë një repertor prej mbi 400 këngëve dhe kompozicioneve.
Shikoni interpretimin e tij të këngës “Vendi im, Bullgaria ime” gjatë vitit 1971.
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...