Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të paharrueshme 2020: Me Bullgarinë në zemër

Çdonjëri prej bashkatdhetarëve tanë në botë është fytyra e atdheut tonë

Foto: BGNES

Gjatë vitit 2020 që po shkon Radio Bullgaria forcoi kontaktet e veta me bullgarët jashtë shtetit. Konstatuam se pavarësisht se sa larg ndodhen, të gjithë ata e ruajnë thellë në zemrën e vet Bullgarinë. Me atdheun i lidhin kryesisht festat dhe traditat, karakteristike për çdo një shtëpi bullgare. Bullgaria është atje, ku janë “tanët” – në restorantet dhe kafenetë e vogla, ose në libraritë, ku ka libra në bullgarisht. Sa më shumë vjet kanë jetuar përtej kufijve të Bullgarisë, sa më i madh është emocioni i tyre kur e dëgjojnë gjuhën bullgare.

“Kjo që u mungon më shumë bullgarëve jashtë shtetit është gjuha bullgare, me të janë lidhur kujtimet e tyre fëmijërore” – na thotë Margarita Llazarova, e cila tashmë 20 vjet banon në Italinë Jugore. Atje në kohën e lirë ajo shkruan përralla për bullgarët e vegjël dhe i dërgon për fëmijët e emigrantëve në shtete të ndryshme të botës. E provokon idenë se njerëzit e rinj të Bullgarisë duhet ta ndiejnë dhe të ruajnë atë ngrohtësi dhe pastërti në marrëdhëniet, të cilat i ka ruajtur populli ynë shekuj me radhë. Fjalë krenarie nga mirësia e shfaqur, ndershmëria dhe fisnikëria e bashkatdhetarëve tanë do të lexoni në intervistën me Margarita Llazarovën KËTU.

Përveç ndershmërisë dhe zellit, të edukuar në familje, bullgarët marrin me vete jashtë përvojën e grumbulluar në vendin tonë, njohuritë dhe talentin. Ndër bashkatdhetarët tanë me njohje të madhe në të gjithë botën, me të cilët u takuam këtë vit, ishte edhe stilistja Mylèna Atanassova. Punimet e saj vlerësohen nga “diktatorët” në botën e modës së lartë, të tillë si Alexander McQueen, Stella McCartney, madje Karl Lagerfeld, i cili ka thënë fjalë shumë të mira për një klasë të saj master në Paris.

Mylèna Atanassova është rritur në një shtëpi me mundësi modeste, por stimul për zhvillimin e saj në modë i ka dhënë familja e saj, në të cilën gjithmonë janë vlerësuar bukuria dhe eleganca. Më shumë hollësi për zhvillimin e stilistes bullgare nga rrugët me pluhur të Sofjes e gjer tek podiumet e ndritshme të modës në Paris mund të lexoni në historinë e saj KËTU.

Një bashkatdhetare tjetër – Tanja Kostova, e pranon jetën e vet në SHBA si një mision të vet, sepse me çdo iniciativë të saj ajo i bashkon emigrantët tanë në Kaliforni dhe në shtete të tjera amerikane.

"Shpeshherë kam menduar se atë që e kam si qëndrim, dashuri për Bullgarinë dhe bullgarët dhe si njohuri për historinë tonë, për mënyrën e jetës dhe shpirtin, do ta mbaj me vete gjithmonë, por askush nuk do t'i kushtojë vëmendje. Por ndodhi kështu që ne u takuam dhe u afruam shumë”, tha Tanja Kostova për Radio Bullgarinë. Më shumë për klubin kulturor "Antika Bullgaria" në San Francisko, ku është formuar një ansambël për valle dhe këngë bullgare, si dhe një shkollë familjare e fundjavës, mund të mësoni në intervistën me bashkatdhetaren tonë KËTU.

Gjuha dhe traditat bullgare janë ruajtur nga përfaqësuesit e bashkësive tona të vjetra të emigrantëve. Kjo është karakteristike për bullgarët në Moldavi dhe Ukrainë, por zbuluam një lidhje të fortë me atdheun historik edhe ndër bullgarët në Kazakistan – një shtet, territori i të cilit ndodhet në dy kontinente – Evropa dhe Azia.

Atje banojnë rreth 4500 bullgarë, të cilët e dinë se stërgjyshërit e tyre janë vendosur atje në fillim të shekullit të kaluar dhe kanë krijuar dy fshatra të begatë. Vendasit i kanë mësuar për të ndërtuar shtëpi prej balte dhe kashte, ndërsa “tanët” gjithmonë i kanë mirëmbajtur shtëpitë e tyre të pastra. Me se dallohen bullgarët në Kazakistan dhe çfarë i bën për të ndier një lidhje të fortë me çdo gjë bullgare, megjithëse nuk kanë qenë kurrë në territorin e Bullgarisë – këtë e mësuan nga takimi ynë me bullgaren Valentina Shatova. Ajo është udhëheqëse e qendrës etnokulturore “Zdravec” në qytetin Pavlodar të Kazakistanit. Mund të lexoni tregimin e saj për jetën e bashkësisë bullgare në Kazakistan KËTU.

Me artistizmin dhe dëshirën e vet për ta transferuar shtëpinë tradicionale bullgare në atdheun e tyre të dytë – Anglia dhe Çekia, na bënë një përshtypje shumë të madhe dy bullgaret e reja Sabina Nedelcheva-Williams

dhe Nadja Shurellova – Novotna, me të cilatu takuam në vitin 2020. Në shtëpitë e tyre rriten fëmijë, të cilët e duan Bullgarinë dhe bëjnë shumë përpjekje, që të flasin mirë bullgarisht.

Fjalët bullgare i përdor më mirë poetesha Tatjana Daskallova, e cila banon në Londër, Ajo na tha se ndihet shkëlqyeshëm në kryeqytetin britanik dhe shpreson se pas daljes së vendit nga BE-ja nuk do të kufizohen mundësitë e bullgarëve për të mësuar dhe banuar në Angli.

Татяна Даскалова

Më shumë hollësi për jetën e një bullgareje në Britaninë e Madhe mund të lexoni KËTU.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD