Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një diplomat rus në Sofje u shpall persona non grata

Godina e MPJ-së
Foto: BGNES

Pas një sinjali të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” është filluar hetim kundër një diplomati rus. Ai ka grumbulluar informacion, i cili përbën sekret shtetëror për hetimin ushtarak në Moskë, njoftoi Prokuroria.

Që nga viti 2017 diplomati ka zhvilluar veprimtari hetuese. Ka grumbulluar informacion ushtarak, përfshi këtu dhe të tillë për dislokimin e ushtarakëve nga SHBA-ja gjatë stërvitjeve në Bullgari. Ka kontaktuar edhe me një shtetas bullgar me akses tek informacioni i klasifikuar dhe i ka dhënë ryshfete.

MPJ-ja bullgare e shpalli atë persona non grata dhe i dha një afat prej 72 orësh, brenda të cilave të largohet nga vendi, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak në Kosovë

Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u përcollën zyrtarisht 97 ushtarakë (90 burra dhe 7 gra). Kontingjenti bullgar është pjesë e komandës..

botuar më 25-08-07 7.51.MD

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje - 16°. Do të jetë me diell gjatë ditës. Do të ketë vranësira mbi male, me një probabilitet shumë të vogël për reshje të izoluara pasdite. Era do të jetë nga verilindja, e..

botuar më 25-08-07 7.30.MD
Makina e blinduar Stryker gjatë testimit

Në shtator, fillon montimi i makinave të para të blinduara nga SHBA-të në Veliko Tërnovo

Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën "Ushtria Bullgare" nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjenerali i Brigadës Stojan Shopov...

botuar më 25-08-07 11.28.PD