Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit – të tërheqim të mirën dhe të përgatitim fillimin e ri

Foto: arkiv

Dita e dëshmorit të shenjtë Ignat Hyjmbajtësi, sipas kalendarit të kishës, është në 20 dhjetor, por kur data bie të dielën siç është sivjet, festa zhvendoset një ditë më parë. Ja përse këtë vit ajo kremtohet më 19 dhjetor.

Në kalendarin popullor kjo ditë njihet si Ignazhden. Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit fillon kalimi te viti i ri. Dita është plotë ndalime, parashikime dhe rite që duhet të tërheqin forcat e mira dhe të përgatitin fillimin e ri. Ditën Ignazhden nuk jepen para, nga shtëpia nuk nxirret asgjë, ndërsa çdokush që hyn duhet të jetë me duar të plota. Me rëndësi më të madhe këtë ditë është se kush do të hyjë së pari në shtëpi. Ky njeri në bullgarisht quhet “pollaznik”. Në se njeriu i parë i cili hyn në shtëpi është me shëndet të plotë, ka familje të mirë dhe të bashkuar, është njeri i pasur dhe me kësmet, ai do të sjellë mirëqenie në shtëpi.

“Mundohej nëna e Zotit nga dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje” – ky është motivi kryesor i shumë këngëve popullore. Sipas besimit popullor dhimbjet e lindjes së Shën Marisë fillojnë pikërisht në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Prandaj gratë nuk punojnë këtë ditë. Gjellët përgatiten në vigjiljen e festës.

Në ditën e Shën Ignatit bëhet një darkë me tymosje. Tymosja kryhet vetëm në festa të mëdha, kur tryeza është njëkohësisht festive dhe përkujtimore. Sipas besimit popullor, në ditën e solsticit të dimrit (22 dhjetor) lind dielli i ri, Zoti i Ri. Një nga simbolet materiale të diellit dhe Zotit në përfytyrimet tradicionale të bullgarit është buka, e cila zë vend të rëndësishëm në të gjitha ritet popullore. Cilat janë bukët rituale që ishin përgatitur dikur në dhjetë ditët e fundit të vitit, do të mësoni nga botimi Bukët e ritit nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit deri në Krishtlindje nga koleksioni i Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të zgjosh një komb – një mision i ndritshëm gjatë shekujve

Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..

botuar më 25-11-01 5.50.PD

E Shtuna e të Vdekurve është një shprehje e dashurisë sonë për shpirtrat e të ndjerëve

Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..

botuar më 25-11-01 4.55.PD

Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..

botuar më 25-10-30 5.10.PD