Në një moment, në të cilin kuptojmë më qartë rëndësinë e shkencës për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe për zhvillimin global të botës, ju kujtojmë disa nga takimet që Radio Bullgaria zhvilloi gjatë vitit me shkencëtarë të rinj bullgarë me kontribut të vet të konsiderueshëm.
Stefan Krëstanov punon mbi krijimin e kompjuterit kuantik dhe lexon leksione në Harvard, por nuk harron se ai u zgjua për shkencën në sajë të mësuesve të tij fillorë në qytetin bregdetar Burgas dhe të pedagogut me famë botërore Teodosij Teodosiev. Fizikën kuantike e cila është e pakuptueshme për shumë njerëz ai e shpjegon me fjalë të thjeshta:
“Ajo na tregon cilat janë kufizimet fondamentale që universi na vendos”. Sipas shkencëtarit nëse diçka nuk mund të arrihet me ligjet e informacionit kuantik ndoshta nuk mund të arrihen në asnjë mënyrë tjetër. “Një na aplikimet e kompjuterit kuantik është të stimulojë medikamente dhe materiale të cilat vështirë mund të krijohen në laborator”, është i bindur Stefan Krëstanov. Ai është ndër shkencëtarët të cilët bëjnë pyetjen filozofike – sesi me ndihmën e shkencës të punojë për krijimin e një bote më të mirë.
Më shumë për këtë shkencëtar bullgar mund të lexoni në botimin “Stefan Krëstanov – fizikani kuantik bullgar në Harvard”.
Zllatko Minev i cili bënë doktoraturë e fizikës aplikuese në Yale dhe punon si studiues në kompaninë IBMQuantumnëpërmjet një eksperimenti arriti të zgjidhë njëkundërshtim njëqindvjeçar midis arkitektëve të fizikës kuantike Niels Bohr, Erwin Schrödinger dhe Albert Einstein. Në sajë të zbulimit të tij shkencor u vërtetua mundësia që kërcimet kuantike të parashikohen dhe të kontrollohen, dhe kompjuterët e ardhshëm kuantikë të përballojnë detyrat e pamundura për pajisjet klasike.
Studiuesi e bazon idenë e tij duke krijuar një teknologji të re - një sistem për lidhje anasjelltë për të menaxhuar të ardhmen e kërcimeve kuantike duke kontrolluar, kapur dhe kthyer ato. Gjatë vitit që po përfundon Zllatko Minev u zgjodh njeri prej 35 novatorëve globalë në moshë nën 35 vjeç në klasifikimin prestigjioz MIT Technology Review dhe u dekorua me çmimin “John Atanasoff”.
Më shumë ju ofrojmë në botimin “Një shkencëtar i ri bullgar nga Yale mori çmimin “John Atanasoff” për vitin 2020”.
Dy specialist bullgarë u bënë pjesë e ekipit të sipërmarrësit amerikan Elon Musk i cili punonte për lëshimin historik të raketës SpaceX në Kozmos. Tridhjetëvjeçari Kirill Donçev punonte për operacionet tokësore në përgatitjen e lëshimit të kapsulës “Drakon”, ndërsa 25 vjeçari Orlin Vellev përgjigjej për qëndrueshmërinë strukturore të anijeve të kompanisë.
Për dy bashkatdhetarët tanë mund të lexoni në botimin “Bullgarët në ekipin e Elon Musk”.
Doktori Vanjo Vezirov qëndroi në krye të kompanisë bioteknologjike OS IMPLANTS e cila bënë kocka artificiale për njerëz dhe për kafshë nëpërmjet shtypjes 3D. Ditën e diplomimit ai mori çmimin e Universitetit të Mjekësisë në Sofje për implantet e kyçeve 3D. Sipas doktorit Vezirov në printerin bëhen modelet anatomike me të cilat mësojnë studentët, modelet kirurgjike që përfaqësojnë pjesë të trupit për eksperimente dhe ushtrime të operacioneve, dhe implantet e personalizuara të krijuara posaçërisht për pacientin.
Më shumë ju ofrojmë të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Një mjek i ri nga Sofja u dekorua për aplikimin në praktikë të 3D teknologjive”.
Rosen Georgievi bënë doktoraturë në Institutin e Materialeve dhe Teknologjive Optike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe merret me studime shkencore në fushën e depozitimit të shtresave atomike dhe aplikimit të tyre. Për disertacionin e tij ai frymëzohet nga fenomeni natyror iridescence /ylbertësi/, thyerja e dritës gjë që u jep një ngjyrë të ndritshme të shumë zvarranikëve, zogjve dhe insekteve.
A është e vështirë për një njeri i ri të jetë shkencëtar në Bullgari dhe çfarë e frymëzon për të punuar në fushën e shkencës – të gjitha këto do të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Rosen Georgiev – për profesionin “shkencëtar i ri”.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: cnet, BTA, m.economy.bg, EPA, osimplants.com, fund13veka.bg
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..