Tani nuk është koha për histeri ose panik dhe nuk ka shtam të ri, tha para Nova TV kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov. "Virusi po ndryshon, dhe ne e dinim këtë gjatë gjithë vitit. Tani kemi informacion për pak më shumë se 17 sekuenca të ndryshuara. Nuk bëhet fjalë për një shtam të ri, por e ardhmja do të tregojë se si do të reagojë ndaj këtij mutacioni organizmi i njeriut”, shtoi Maxharov.
Ai vuri në dukje se nuk njoftohet për një zhvillim më të rëndë të sëmundjes, ose për vdekshmëri më të lartë. Këto lajme më duken më tepër si politikë, duke pasur parasysh faktin se ndryshimi u zbulua dy muaj më parë. Papritmas u njoftua nga Kryeministri britanik dhe jo nga komuniteti shkencor, komentoi kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ka shumë të ngjarë që mutacioni tashmë të jetë përhapur në Bullgari, shtoi gjithashtu Maxharov.Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..