Prokuroria e specializuar të publikojë të gjitha materialet e lidhura me kontrollin e incizimeve të Kryeministrit Bojko Borisov, këtë e kërkoi kryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.
Ai bëri të ditur se do të apelojë refuzimin e prokurorisë për të vazhduar hetimin e audio-incizimeve të përhapura gjatë verës, sipas të cilave Kryeministri përzihet në punën e strukturave shtetërore.
Sipas Ivanovit autoritetet duan ta prezantojnë para Parlamentit Evropian rastin në fjalë si të përfunduar. Atje pritet akoma një dëgjim për Bullgarinë në grupin e monitorimit të demokracisë, superioritetit të ligjit dhe të të drejtave kryesore të njeriut pranë Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..