Suxhuk /llukanik/ i pjekur në zjarre, fasule në enë prej balte me kërpudha ose me këmbë viçi /lope/, kapama...Kurse ëmbëlsira - një kungull i mbushur i pjekur ose dardhë dhe mollë e pjekur. Këto janë vetëm disa nga gjellët e shijshme, të cilat disa hotele dhe restorante rodopëse i përgatisin për mysafirët e vet gjatë stinës së sivjetshme dimërore të restrikcioneve epidemike.

Propozimi i një menyje tipike rodopëse nuk është që dje. Ajo është e përpunuar nga Shoqata e Hotelierëve dhe e Pronarëve të Restoranteve në qytetin Velingrad. Përpara shpalljes së bllokimit të pjesshëm në fund të muajit nëntor, këtë meny e shijonin klientët e 6 lokaleve vendase. Por masat e rrepta kundra shpërndarjes së pandemisë çuan deri në mbylljen e restoranteve në të gjithë vendin. Tani, rreth urdhrit të ri të ministrit të shëndetësisë, i cili i lejon vetëm lokalet pranë hoteleve të punojnë në bazë të një grafiku me 50% zënie dhe një kohë pune deri në orën 22.00, disa hotelierë në qytet përsëri do të mbështeten tek kuzhina vendase. Restorantet e tyre do të mund të hapin më 22 dhjetor.

Pavarësisht nga kriza dhe frika nga koronavirusi në qytetin Velingrad rezervime nuk mungojnë, si dhe dëshira që në tavolinën e restoranteve të jenë të pranishme gjellëtеshëndetshme tradicionale nga krahina e Rodopeve, si për shembull sallata “Sofenka”/ me groshë të madhe të bardhë/, groshë me pastërma prej mishit të viçit (një gjellë e njohurеmuhamedanëve bullgarë), sarma sipas traditës së kësaj krahine me llukanikë, “çufka” me kockë, gjyveç sipas recetës rodopëse dhe shumë ushqime të tjera speciale.

Por jo që të gjithë hotelierët dhe shefat e restoranteve janë të kënaqur nga urdhri i ri. Sipas shumicës masat kundra epidemiologjike të Shtabit Operativ Kombëtar janë diskriminuese dhe shkaktojnë më shumë pyetje sesa përgjigje. Në sfondin e situatës së ndërlikuar, hotelierët e qytetit Velingrad kanë gatishmëri t’u propozojnë një siguri dhe shërbim të mirë mysafirëve të vet duke respektuar strikt të gjitha masat. Por, në ndryshim nga vitet e mëparshme, gjatë kësaj stine do të mbështeten kryesisht tek turisti bullgar. Aktualisht ai është mysafiri më i respektuar në Bullgari.

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivBordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..