Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelierët në Rodope presin mysafirë në muajit e dimrit me një meny speciale

Velingrad
Foto: arkiv

Suxhuk /llukanik/ i pjekur në zjarre, fasule në enë prej balte me kërpudha ose me këmbë viçi /lope/, kapama...Kurse ëmbëlsira - një kungull i mbushur i pjekur ose dardhë dhe mollë e pjekur. Këto janë vetëm disa nga gjellët e shijshme, të cilat disa hotele dhe restorante rodopëse i përgatisin për mysafirët e vet gjatë stinës së sivjetshme dimërore të restrikcioneve epidemike.


Propozimi i një menyje tipike rodopëse nuk është që dje. Ajo është e përpunuar nga Shoqata e Hotelierëve dhe e Pronarëve të Restoranteve  në qytetin Velingrad. Përpara shpalljes së bllokimit të pjesshëm në fund të muajit nëntor, këtë meny e shijonin klientët e 6 lokaleve vendase. Por masat e rrepta kundra shpërndarjes së pandemisë çuan deri në mbylljen e restoranteve në të gjithë vendin.  Tani, rreth urdhrit të ri të ministrit të shëndetësisë, i cili i lejon vetëm lokalet pranë hoteleve të punojnë në bazë të një grafiku me 50% zënie dhe një kohë pune deri në orën 22.00, disa hotelierë në qytet përsëri do të mbështeten tek kuzhina vendase. Restorantet e tyre  do të mund të hapin më 22 dhjetor.

Pavarësisht nga kriza dhe frika nga koronavirusi në qytetin Velingrad rezervime nuk mungojnë, si dhe dëshira që në tavolinën e restoranteve të jenë të pranishme gjellëtеshëndetshme tradicionale nga krahina e Rodopeve, si për shembull sallata “Sofenka”/ me groshë të madhe të bardhë/, groshë me pastërma prej mishit të viçit (një gjellë e njohurеmuhamedanëve bullgarë), sarma sipas traditës së kësaj krahine me llukanikë, “çufka” me kockë, gjyveç sipas recetës rodopëse dhe shumë ushqime të tjera speciale.


Por jo që të gjithë hotelierët dhe shefat e restoranteve janë të kënaqur nga urdhri i ri. Sipas shumicës masat kundra epidemiologjike të Shtabit Operativ Kombëtar janë diskriminuese dhe shkaktojnë më shumë pyetje sesa përgjigje. Në sfondin e situatës së ndërlikuar, hotelierët e qytetit Velingrad kanë gatishmëri t’u propozojnë një siguri dhe shërbim të mirë mysafirëve të vet duke respektuar strikt të gjitha masat. Por, në ndryshim nga vitet e mëparshme, gjatë kësaj stine  do të mbështeten kryesisht tek turisti bullgar. Aktualisht ai është mysafiri më i respektuar në Bullgari.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prehje nën yje – glamping-u është forma e re e arratisjes nga qyteti

Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..

botuar më 25-08-28 4.20.MD

E ardhmja e monumentit në majën Buzlluxha – një atraksion turistik që sjell përfitime për rajonin

Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..

botuar më 25-08-24 7.50.PD

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD