Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e vegjël në Vjenë do të lexojnë libra në gjuhën e nënës në një bibliotekë të re

Foto: arkiv personal

Me Vitin e Ri në Vjenë do të hapë dyer dhe biblioteka e parë me libra bullgarë për fëmijët. Kështu, në botën imagjinare të klasikëve vendas, fëmijët do të përjetojnë histori përrallore nga tokat tona, kurse përmes shprehjes letrare papritmas do të pasurojnë dijet e veta në gjuhën e nënës.  

250 vëllime, të dhuruara nga bashkatdhetarët tanë në Austri dhe në Bullgari, do të presin gjatë muajit janar fëmijët deri në moshën 14 vjeçe në bibliotekë. Përpara se të vijnë që të marrin libër, lexuesit e vegjël do të mund ta zgjedhin  në bibliotekën virtuale të krijuar posaçërisht. Elin Pelin, Ran Bosilek, Angjell Karalijçev, Jordan Radiçkov janë vetëm disa nga autorët, të cilët do t’u tregojnë dhe do tu zbulojnë pasurinë dhe sekretet e gjuhën bullgare.


“Shumë nga familjet, të cilat jetojnë në Vjenë, do të donin që fëmijët e tyre të flasin gjuhën bullgare- tregon Evdokia Cvetiçova, një nga krijueset e bibliotekës. Del se shkollat e ditës së diel të pakta në numër nuk mundin të plotësojnë deficitet gjuhësore. Prandaj dhe me Petja Rajs vendosëm të krijojmë bibliotekë në godinën, ku gjendet kopshti i saj për fëmijët.Prindërit  e pritën idenë tonë në mënyrë jashtëzakonisht të përzemërt dhe të ngrohtë dhe filluan të punojnë me ne”.

Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë së Vjenës në qytet jetojnë 20 700 bullgarë. Bashkatdhetarët tanë supozojnë se numri i tyre është shumë më i madh, kurse fëmijët arrijnë deri rreth 4 mijë. Pjesa më e madhe e vogëlushëve shkojnë në shkollat e ditës së diel dhe e flasin gjuhën e vet të nënës, por ka dhe të tillë, të cilët e flasin vështirë bullgarishten dhe nuk mund të lexojnë. Prandaj krijuesit e bibliotekës parashikojnë të themelojnë një kopsht, i cili të vizitohet nga fëmijët njëherë në javë.


“Ideja është që kjo të mos të jetë vetëm bibliotekë, por dhe një qendër, në të cilën fëmijët në një mënyre interesante - më tepër përmes lojërave, të mund të kenë një prani deri tek kultura bullgare, gjuha dhe arti- vazhdon Evdokia Cvetiçova. Aktualisht bullgarët e vegjël nuk disponojnë  një qendër të vet, në të cilën të takohen dhe të njihen midis tyre. Në Vjenë ka organizata, të cilat merren shumë aktivisht me kulturë, kinema, ata ftojnë shkrimtarë. Ne do të lidhemi me ta dhe do të punojmë bashkë, aq më tepër që kjo nuk është iniciativë e ndërmarrë vetëm prej një organizate, por është e hapur për të gjithë.”

Një nga detyrat e ardhshme përpara themeluesve të bibliotekës është të vendosin një kontakt me shtëpitë botuese bullgare, që të mund të pasurojnë fondin letrar. Kurse në një plan më të largët parashikojnë një bashkëpunim me shkollat e ditës së diel, takime me shkrimtarë, premiera letrare.

Për shkak të masave më të rrepta kundra shpërndarjes së koronavirusit në vend disa nga idetë  mund të nevojitet që të presin. “Kjo është një iniciativë afatgjatë”, nënvizoi Evdokia Cvetiçova. Sepse“kultura bullgare dhe gjuha bullgare duhet të jetojnë kudo, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Austrinë, Amerikën apo Australinë”.  Përkatësia bullgare duhet të mbetet, sepse i përket secilit prej nesh, shtoi ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD