Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia na rikujton karakterin familjar dhe traditat në ditët e Krishtlindjes

Foto: BGNES

Sivjet festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri do të kalojnë në mënyrë më të ndryshme se kurdoherë. Prandaj viti 2020 nuk do ta ndryshojë stilin e vet për të na befasuar deri në fund. Një nga elementët e detyrueshëm për këtë periudhë nga viti - dëfrimet festive me rastin e Krishtlindjeve , tani mungojnë nga lista me detyrimet, të cilat duhet t’i kryejmë. Mundësitë për një zhytje të plotë në frymën e Krishtlindjes jashtë shtëpisë po kështu janë më pak , për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë nga Covid-19.  

Pazaret tradicionale Krishtlindëse tek ne përsëri hapën dyer, por në një përpjesëtim më të kufizuar dhe me disa kushte të reja. Për të shmangur grumbullimin e njerëzve të shumtë në një vend, konsumi i delikatesave të ndryshme, të propozuara nëpër banakët e tyre, duhej të bëhej jashtë hapësirës komode të pazarit. Mbajtja e detyrueshme e maskave dhe respektimi i distancës së domosdoshme , po kështu qenë mes masave të rëndësishme, të cilat vizitorët e tyre duhej të respektonin.


Sprovat, përpara të cilave na drejtoi viti i kaluar, na detyruan t’u kushtojmë një vëmendje më serioze  familjeve tona dhe lidhjeve që kemi midis nesh. Në këtë kuptim, Krishtlindja e sivjetshme  do të na kujtojë rëndësinë e vet të vërtetë të një feste të harmonisë dhe të qetësisë familjare. Në ndryshim nga vitet e tjera, disa familje do të mbeten të ndara, meqenëse jo pak bullgarë jashtë shtetit kanë shtyrë ose kanë anuluar  kthimin e vet tradicional në atdhe për festat. Kështu, pavarësisht se është pak e mjerë, disa nga vendet në tavolinat e Krishtlindjes në më shumë se një shtëpi bullgare, do të mbeten bosh, kurse pronarët do të bëhen një pjesë nga darka festive vetëm në mënyrë virtuale.

Në mënyrë virtuale apo jo, të mbledhur rreth tryezës, familjet do të shijojnë gjellët festive, një pjesë e rëndësishme prej të cilave janë tundimet e ndryshme të ëmbla. Dhe derisa në Evropë për një delikates të Krishtlindjes konsiderohen biskotat me kanellë, me mjaltë ose me xhenxhefil, në Bullgari festat  nuk mund të kalojnë pa disa byrekë me kungull dhe me djathë si dhe komposto prej hoshafi.

Mbreti i tavolinës festive është byreku. Ai mund të jetë me mbushje të kripur ose me fruta të thata dhe shurup të shërbyer për ëmbëlsirë. Të dhënat për historinë e hershme të kësaj gjëje të pjekur mungojnë, por mund të jemi të bindur  se ai është konsumuar  nëpër tokat tona prej shekujve  dhe sot byreku është i pranishëm në pothuajse çdo një tavolinë festive bullgare.  

Në rajonet e ndryshme të vendit tonë bëhen lloje të ndryshme si për shembull klin (me oriz në Rodopet) ose zellnik (me mbushje të gjelbër-me qepë, presh ose lakër - në rajonin e Samokovit/. Ato takohen dhe tek popujt e tjerë sllavë - ukrainas, rusë, serbë, maqedonas.

Kurse byreku i Vitit të Ri është edhe më special, sepse përgatitet për orët e para të Vitit të Ri. Midis petëve fine vendoset një mbushje me gjalpë, djathë dhe vezë. Aty fshihen dhe kësmetet e përgatitura posaçërisht prej sythave të thanës, të caktuara për fat, shëndet, punëdashësi në mësim e tjera. Është me rëndësi që çdo një anëtar i familjes të marrë nga një copë nga byreku, që të shikojë se cili do të jetë kësmeti i tij gjatë Vitit të Ri.

Kuptohet se kësmeti dhe fati më i kërkuar është shëndeti.

Viti 2020 dëshmoi  se është me rëndësi dhe diçka tjetër - realizimi i qëllimeve tona jo gjithmonë varet krejtësisht prej nesh. Prandaj , në vend që të zhgënjehemi është më mirë të ëndërrojmë. Kjo akoma është pa para, por dhe do të na ndihmojë të paktën për një moment të dëbojmë lodhjen, vetminë dhe pakënaqësinë e grumbulluar gjatë vitit të kaluar. Dhe të hyjmë në Vitin e Ri më të mirë, kokulur dhe të përmbushur me shpresë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD