Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse përkujton Shën Naumin e Ohrit Çudibërësin - më i riu nga nxënësit e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Ai mori pjesë në misionin e Moravisë të Kirilit dhe Metodit. U shugurua prift në Romë nga Papa Adriani II. Pas vdekjes së Metodit në vitin 855 u kthye në Bullgari me Klementin dhe Angelarin dhe u bë një nga organizatorët më të frymëzuar të Shkollës Letrare Presllav.
Kur Klementi i Ohrit u bë peshkop i Drembicës në vitin 893, Naum mori pozicionin e tij të mësuesit në rrethin e Kutmiçevicës. Në vitin 905 ai krijoi një manastir, afër Liqenit të Ohrit, i cili sot është i njohur si "Shën Naumi". Ai vdiq më 23 dhjetor 910.Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..