Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot nderojmë Shën Naumin e Ohrit Çudibërësin

Shën Naumi i Ohrit Çudibërësi
Foto: arkiv

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse përkujton Shën Naumin e Ohrit Çudibërësin - më i riu nga nxënësit e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Ai mori pjesë në misionin e Moravisë të Kirilit dhe Metodit. U shugurua prift në Romë nga Papa Adriani II. Pas vdekjes së Metodit në vitin 855 u kthye në Bullgari me Klementin dhe Angelarin dhe u bë një nga organizatorët më të frymëzuar të Shkollës Letrare Presllav.

Kur Klementi i Ohrit u bë peshkop i Drembicës në vitin 893, Naum mori pozicionin e tij të mësuesit në rrethin e Kutmiçevicës. Në vitin 905 ai krijoi një manastir, afër Liqenit të Ohrit, i cili sot është i njohur si "Shën Naumi". Ai vdiq më 23 dhjetor 910.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD