Në fund të shfaqjes tradicionale të bamirësisë "Krishtlindjet Bullgare", donacionet arritën afro 700 mijë euro. Në mbrëmjen festive të Krishtlindjes, edicioni i 18 i nismës, nën patronazhin e Presidentit të Republikës, u transmetua drejtpërdrejt në Radion Kombëtare Bullgare dhe Televizionin Kombëtar Bullgar. Qëllimi i iniciativës “Krishtlindjet Bullgare” është që të grumbullojë mjete për mjekimin dhe rehabilitimin e qindra fëmijëve bullgarë me sëmundje të ndryshme. Sivjet fushata është me moton “Së bashku për fëmijët me sëmundje kronike – le të bëhet shpresa realitet”.
Edicioni i 18 i iniciativës “Krishtlindjet Bullgare” do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 2021.
Edicioni i mëparshëm i 17-të i "Krishtlindjeve Bullgare" mblodhi gati 2.5 milion leva nga donacionet. Fondet u përdorën për të mbështetur trajtimin e 500 fëmijëve me sëmundje të rënda dhe 15 institucione mjekësore në vend morën pajisje mjekësore.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..